Jeton Kelmendi, një botë imagjinare dhe rinovuese - Bota Sot
Jeton Kelmendi, një botë imagjinare dhe rinovuese

Kultura

Jeton Kelmendi, një botë imagjinare dhe rinovuese

Nga: Acad. Prof. Dr. Jeton KELMENDI Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 20:40
Acad. Prof. Dr. Jeton KELMENDI

Gjërat më të zakonshme janë realitetet komplekse. Gjatë mësimeve që jap për “Poetikën” në universitetin e Kievit apo gjetkë, shpesh studentëve u bëj pyetjen se “çështë poezia?” Përgjigjet janë nga më të ndryshmet e megjithatë në to mund të nxjerrin në pah disa karakteristika konstante si: “gjuha e shpirtit”, “intimiteti i vetvetes”, “realiteti”. Eshtë e habitshme të konstatosh se gjatë këtyre pyetjeve spontane, të rinjtë e kapin bukur thelbin e aktit poetik apo më mirë, të një lloj tradite të poezisë që i rreziston shekujve pa ndryshime madhore, e lidhur kjo me konceptin platonik të poetikës, çka i shkon për shtat më tepër poetit europian të rëndësishëm, veçanërisht një poeti që plot hire arrin të japë tendencat e ardhme të poezisë bashkëkohore, me një fjalë të poetit tonë pesëdhjetë vjeçar Jeton Këlemendi.

Tradita platoniciene? Pse jo aristoteliane do të thonim menjëherë! A nuk ishte Aristoteli ati i poetikës, teoricieni i madh i arteve dramatike? Në fakt do duhej të flitej për dy tradita që krijojnë dy paradigma të dijes europiane të lidhura me funksionet e poezisë,me  funksionimin e poetikës, krijimie e funksionit estetik, etj. Do duhet t’i them me pak fjalë ( dhe për rrjedhojë më vulgarizues) që të mund të formuloja teza shumë të njohura edhe pse janë anashkaluar për pangjashmëri mes tyre e që janë më pak të dukshme se sa pandehet.

Në periudhën para-sokratike poezia shihej si një komunikim hyjnor. Njihet shumë mirë referenca ndaj Muzës që në rreshtin e parë të Iliadës. Por ç’është një Muzë? Bijë e Zeusit, principi kozmik i krijimit, krijimi i botës olimpik,e por dhe dhe bija e Mnemosyne, Kujtesa e botës. Veç të tjerash, Muzat janë të lidhura me Apollonin, déité diellore të pajisura me dhuntinë profetike. Kështu, në këtë imagjinatë mitologjike ne imagjinojmë principet që do të jenë zhvilluar tek Platoni: krijuesi hyn në lidhje me shumllojshmërinë e energjisë krijuese dhe kujtesën e botës për të krijuar botën e vet dhe për të profetizuar të ardhmen. Kjo ide zhvillohet tek Thales me konceptin e shpirtit në lëvizje, të shpirtit të brendshëm tek Anaksagore dhe Anaksimandre, në frymëzimet tek Demokriti, pushtetin demoniac tek Herakliti dhe tek Parmenide.

Sigurisht, koncepti platonicien është shumë më kompleks, por ne do të flasim për linjat kryesore. Në majë të krijimit gjendet e Mira (Qartësia, Mirësia dhe Bukuria origjinale e krijuese) që ve në lëvizje sistemin e proto-imazheve të botës, ato që quhen Eidos, që poeti i zbulon gjatë një meditimi të thellë me botën këtu poshtë, pasi është ky meditim (por edhe ekstaza e dashurisë) që e bën të kujtojë idealet thelbësore që venë në lëvizje botën materiale.

Për Aristotin, në majë të krijimit gjendet shpirti që mendon e drejton botën përmes Natyrës krijuese duke synuar të mishërohet plotësisht në të Mirën, me Logos-in që harmonizohet. Poeti synon të deshifrojë thellësitë e këtij proçesi të Logos-it që do të krijohet në të ardhmen në sajë të konteksit energjitik me kompozantet e natyrës krijuese (konceptet krijuese të qenies dhe të ekstazës).

Do të ishte grishëse të shikoje progresin e mendimit poetologjik dhe të krijimit poetik si një vazhdimësi e funksionimit të “suazave (baseneve) poetike” semantike (term i Gilbert Durand), që dëshmojnë për një mbizotërim të praktikës letrare logocentriste (realizmi, klasiçizmi, Mesjeta skolastike, realizmi socialist) dhe eidocentriste (romantizmi, simbolizmi, Mesjeta e Hershme dhe Rilindja), por kjo formulë ngjan si një thjeshtëzim jo i mirë për tendencat moderniste e postmoderniste që do të ishin sinteza më komplekse.

Megjithatë, tendencat që estetët bashkëkohorë i kanë quajtur “metamoderniste”, duket se venë në pikëpyetje principin e formulimeve postmoderniste duke ngritur në të ardhmen një paradigmë mitopoetike që ende nuk është zhvilluar plotësisht. Në këtë lloj tendence mitopoetike do doja të vendosja krijimtarinë poetike të Jeton Këlmendit dhe kjo intuitë duket në konceptin krijues të poetit : a nuk quhet në frëngjisht “L’Age mythique” (“Koha mitike”) lënda e tij e re poetike?

Jeton Këlmendi është një autor europian i shquar i kohës sonë dhe i përkthyer në shumë gjuhë. Krijimtaria e tij poetike është komplekse e megjithatë ajo veçohet dallueshëm nga tendencat intelektualiste post-moderniste, pasi është një poezi që ve në pah një “ethos” të fortë të traditës popullore, një moral ekzistencal që na vendos në një sistem ku frymëzimi në tejkalimin e Moi (Unë) drejt Soi (Vetvetes), në tejkalimin e Lëndës nga Shpirti në krijimin e një bote imagjinare, një atdhe jashtë kohës, një femër ideale, sado mërshore të jetë ajo, duke shkuar gjer në identifikimin e Fjalës. Eksperienca poetike e poetit krijon apo më mirë rikrijon, një mitologji të re sipas dëshirës së frymëzimit të tij: narratori shfaqet si një lloj shamani që përshkon kohrat dhe hapësirat për tu rigjetur në “lartësitë e kohës e kohës që shket”, për të hapur një shteg në fjalën Grua dhe Atdhe, një udhëtim ezoterik (ne gjejmë aty dhe simbolizmin masonik ashtu dhe atë teozofik) që të çojnë nga mikrokozmosi i harmonizuar pas kaosit origjinal drejt logos së krijuar nga forca shpirtërore.

Megjithatë do të ishte një gabim i madh të shohësh në këtë krijim një atribut të letërsisë së vjetër, një lloj intelektualizmi ndërtekstual: Jeton Këlmendi është pikërisht një poet i kohës sonë, problemet sociale e politike nuk i janë aspak të huaja, kontribut humanist i krijimtarisë së tij, është i padiskutueshëm. Ajo që doja të nënvizoja është se poezia kristalizohet nisur nga struktura të thella mitopoetike: kështu, Drini i ftohtë bëhet një lloj Lethé, personifikim I harresës, dhe nata e dashurisë nordike është një prçes inicimi që na çon të rikonsiderojmë botën që lind çdo mëngjes, në një ekstazë të madhe, sigurisht sensuale por dhe hyjnore. Sepse Femra, si Atdheu dhe Fjala, mbartin një vlerë të shenjtë: përtej një lufte kozmike kalohet në harmonizimin e qenies dhe të botës përreth.

Pikërisht përmes forcës mitike, narrator hyn në kontakt të drejtpërdrejtë me realitetet që e rrethojnë, me lëndën e tyre të imagjinuar (pra energjitike): Fjala e shqiptuar me zë të lartë është një magji që synon të përshkojë kronotopet duke fshirë aktualen në një botë të kthimit të përjetshëm (M. Eliade) që synon të rikrijojë pa pushim kohën e nismave, fillimeve, në mënyrë që ti japë lëndës material që na shtyp një spiritualitet të ri për të shkrirë së bashku shpërbërjen materiale në energjinë shpirtërore në mënyrë që kjo gjithësi, të përballojë një botë që është prehë e një apokalipsi fizik e moral.

I fortë në këtë eksperiencë (edhe imagjinare), poeti fiton një forcë vitale që e çon drejt entiteteve spirituale, pra dhe jashtë kohës. Njëkohësisht bimë, zjarr, tokë dhe ujë i domosdoshëm, tregimtari humbet për tu rigjetur pastaj më mirë në reflekset e një imagjinate të përshkëndritur dhe transedentale, çka do ta quaja një pikë kontakti midis estetikës moderniste dhe metamoderniste: përmes forcës iniciuse dhe shtytëse të substancës spirituale që e bën të afirmohet si një krijues në sensin fillestar të fjalës, pra, një shaman, magjistar, me forcë hyjnore, forcë vitale ringjallëse që është e pranishme në fjalën e frymëzuar dhe frymëzuese, natyrën krijuese, e shtrenjtë kjo për estetët e Rilindjes italiane (dhe Aristotit para tyre), pra shkurt në një botë që krijohet, një botë në të ardhme…

Nuk do nis të paraqes këtu një interpretim ezoterik dhe as hermenotik (misterioz) metafizik të veprës së mikut tim të madh dhe profesor i poezisë Jeton Këlmendi. Poezia është një fushë e mundësive dhe unë veçse numurova disa nga këto mjedise semantike të krijuara nga nënshtresa mitike. E megjithatë ato janë shumë të pranishme duke krijuar një llogjikë të brendëshme të teksteve si dhe konceptimin poetik dhe strukturat narrative. Megjithatë do të shtoja se është ky potencial i transformimit krijues që përbën forcën e tekstit dhe i siguron jetëgjatësi poetit të njohur gjithnjë e më shumë nga Amerika latine në vendet orientale dhe nuk dyshoj aspak se njohja e tij do të shtohet në vitet që do të vijnë, sepse krijimi i një bote imagjinare rigjeneruese është gjithashtu ripërtëritja e botës imagjinare të lexuesve. Dhe siç dihet, imagjinarja krijon realitetin… Një formulë e bukur platonike që është ende në rend të ditës…

Kiev, tetor, 2018.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera