Reagon Serbia pas taksës së re nga Qeveria e Kosovës - Bota Sot
Reagon Serbia pas taksës së re nga Qeveria e Kosovës

Lajme

Reagon Serbia pas taksës së re nga Qeveria e Kosovës

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 22:38
Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka vendosur sot edhe një masë shtesë ndaj Serbisë.

Kësisoj, brendet ndërkombëtare me prejardhje nga Serbia e Bosnja të cilat deri më tani nuk paguanin taksë, nga sot do ta bëjnë një gjë të tillë.

Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë, ndërkaq që këtë të ditur e ka bërë edhe minstri i Tregtisë, Endrit Shala.

“Sot në mbledhjen e Qeverisë, me propozim timin edhe lista e 9 brendeve ndërkombëtare që kanë hyrë në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina pa masën 100 për qind, është eliminuar. Tashmë të gjitha produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina do t’i nënshtrohen masës 100 për qind”, ka shkruar ai.

E në lidhje me këtë kanë reaguar krerët serbë, duke e quajtur si eskalim të Kosovës karshi raporteve me Serbinë.

Shefi i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, tha se me vendosjen e kësaj takse shtesë, Kosova ka treguar se nuk është e sinqertë kur thotë se dëshiron normalizimin e marrëdhënieve dhe arritjen e një marrëveshje me Serbinë.

Gjuriq gjithashtu ka thënë se Kosova ka marrë këtë vendim duke shpallur luftë mbi market e mëdha botërore pas një zemërimi me vendet e Quintit pas një takimi me ambasadorët e këtyre vendeve.

Ai gjithashtu ka pohuar se Kosova do të bëjë pikërisht atë që paralajmëron presidenti serb, Vuçiq, një përshkallëzim të mëtejshëm.

Pa reaguar nuk ka mbetur as shefi i Odës Amerikane të Tregtisë.

Zoran Petroviç, shef i OAT,tha se ky vendim i Prishtinës sigurisht ndikon edhe në Dhomen Amerikane të Tregtisë.

Ai tha se Dhoma Amerikane e Tregtisë përbëhet nga 200 kompani, nga të cilat një e treta janë amerikane, një e treta e një kompanie shumëkombëshe evropiane, një e treta e tyre janë serbe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...