Medvegja shqiptare mes rusivizimit dhe serbizimit! Turqia ju jep bukë, serbët ja heqin emrin turk një fshati, i vënë atë të Putinit?!

Lajme

Medvegja shqiptare mes rusivizimit dhe serbizimit! Turqia ju jep bukë, serbët ja heqin emrin turk një fshati, i vënë atë të Putinit?!

Më: 24 janar 2019 Në ora: 14:00
Medvegjë

Nje fshat ne Medvegjë qe me shekuj njihet ndër banoret shqiptare dhe serbe si Adzhince, ky fshta tash e tutje quhet “Putin”. Jam i sigurt që Presidenti Putin e di për këtë vend, thotë Nebojsha Arsic, kryetar i bashkisë së Medvegjës.

Medvegja mes rusivizmit dhe serbizimit… Fshati në Medvegjë merr emrin e Putinit. Në Bujanoc nuk lejohet sheshi “Skënderbe”.

Jo vetem ne Medvegje por edhe në shumë venbanime shqiptare ne Luginen e Presheves janë ndryshuar emërimet nga ato shqiptare ne sllave. Psh në Bujanoc nuk lejohet sheshi “Skënderbeu” edhe pse shumica e kuvendarvee i kane thënë po. Ndërrim i toponimeve shqiptar sikur emri i fshatit nga Adzhinaca ne Putin kupohet si urrejtje dhe racizem jo vetëm ndaj shqiptareve por edhe ndaj komuniteve tjera joserbe.

Po ashtu mësohet se ky fshat vetem me trembëdhjetë shtëpi, njëzërit janë pajtuar që të ndryshohet emri nga Adzhince ne Putin, madje edhe pa lejen  e komunës. “Fshati i Medvegjës me emrin “Putin”  eshte një rrespekt dhe  mirënjohje ndaj Presidentit rus Putin..” kane thëne fshataret sot për “Presheva jonë”.

“Turqi me nuk ka ketu. Ne nuk jemi këtu ne Truqi por ne Serbi. Ne duam të ndryshojmë emrin e fshatit në një emer sllav. “Putin” tingëllon bukur dhe të lehtë të shprehem. Ne kemi qenë gjithmonë të përballemi me Lindjen. Putin është për ne lideri më i madh dhe më të mirë botërore, kështu që qyteti ynë me krenari mban emrin e tij..”  ka thëne nje fshatar me emrin  Milutin Petrusic.

Tashmë ekziston ky fshat i vogël me emrin Putinovo. Banorët e kanë nderuar Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, më shumë për respekt dhe shumë pak për rrugën e paasfaltuar. Ai është kryesisht një fshat pensionistësh, në komunën e Medvegjës. Edhe lokali i fshatit ka marrë emrin “Putin”, kurse rakia “Shlivovica” nga kumbullat quhet “Putinovka”.

Serbët kundër emërimeve shqiptare dhe turke

Nje fat i tille mund të pres edhe emetime tjera rrugesh, sheshe e fshatra me emertime shqiptare apo ato turqe si fshati “Katun” apo “Bilac”.  Derisa sot ne Beograd dhe Serbi ke emra rrugësh te krimineleve serb si Gavrila Principa apo te Mladici, Andricit, Miloshevicit nuk eshte qudi edhe aq, as me emri e diktatorit rus Putin per 12 fshatar,  n’midis shqiptareve te Medvegjës, kurse per 40 m ije shqiptare në Bujanoc nuk lejohet sheshi  me emrin “Skënderbe”.

“Këtu vijnë gazetarë dhe qytetarë rusë. Vijnë dhe na vizitojnë prej 4-5 vitesh”, tha Malisa Petrusiç. Ky fshat është bërë atraksion. Putin u ka bërë publicitet ende pa e vizituar fshatin. Banorët thonë se janë të vendosur. Fshati duhet të quhet kështu.

Ata (serbet) nuk donin emrin turk të fshatit (“Nisu hteli turski naziv sela”) kane shkruar mediat serbe. Edhe pse Turqia konsiodeorhet nje fiancues i madh i Serbisë, serbet nuk ndalet nga urrejtja ndja turqve ashtu sikur edhe ndaj shqiptareve, per cka deshmojne nje ser sondazhesh te bera nag vet serbet e Beogradin.

Fshatarët thonë se ata ndryshuan emrin sepse nuk donin emrin turk dhe si shenjë mirënjohjeje të madhe ndaj Rusisë dhe Putinit, ata vendosën njëzëri të emërojnë Putinin. Shtrirje të rrugës që lidh Putin dhe Medvegjë u hap më 25 shtator 2018 në praninë e ambasadorit rus Aleksandër Chepurin dhe ndihmoi në ndërtimin e një organizatë jo-qeveritare “mision humanitar rus. ”Para dhe pas vizitës së presidentit rus Vladimir Putin, një fshat që është sigurisht më e përmendur është – Putin, në një peizazh malor të komunës së Medvegjës, ku kavetem dymbëdhjetë banore.

Kryetari i komunës së Medvegjës Nebojsha Arsiq ka thene se “banorët e Putinit janë ende duke pritur për mundësinë për të mirëpritur presidentin Putin..”  

Putini është, në fakt, fshati i fshatit të famshëm Gornji Gajtan, rreth pesëmbëdhjetë kilometra nga qendra e Medvegjës. Në vitin 2002, vendbanimi ishte 87, dhe sipas regjistrimit të vitit 1991 kishte 106 banorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat