Daçiq në panik: Vlora Çitaku pësoi debakël në Këshillin e Sigurimit

Lajme

Daçiq në panik: Vlora Çitaku pësoi debakël në Këshillin e Sigurimit

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 23:38
Ivica Daçiq

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka treguar se ka qenë e nevojshme që të luftojmë që Kosova të jetë në rend ditë, pasi që përfaqësuesit e Prishtinës pësuan debakël.

Kështu ka deklaruar ministri serb i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Ai për RTS ka thënë se mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka qenë shumë pozitive, por ka shtuar se nuk duhet të pritet që pas saj situata në Kosovë të përmirësohet automatikisht.

Daçiq ka thënë se anëtaret e Këshillit të Sigurimit njëzëri i kanë dënuar vendimet e Kosovës për vendosjen e taksës ndaj mallrave serbe, kurse shumica edhe formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Të gjithë e kanë dënuar taksën, shumica e kanë dënuar edhe vendimin për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Por, për ambasadoren Vlora Çitaku është befasi e madhe kur nga përfaqësuesi i Amerikës dëgjoi se momentalisht duhet të hiqet taksa. Pa marrë parasysh se raporti 10 ndaj pesë në kuptimin se kush e ka pranuar Kosovën, ndodhi që pesë vende që nuk e kanë pranuar Kosovën, përveç tyre Peruja, Bregu i Fildishtë, por edhe Belgjika, të flasin ashpër kundër hapave të autoriteteve kosovare, dhe se përfaqësuesit e Prishtinës kanë reaguar dukshëm të nervozuar”, ka thënë Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat