Çfarë masa përgatit Uashingtoni – disa do i dhembin pushtetit të Prishtinës

Lajme

Çfarë masa përgatit Uashingtoni – disa do i dhembin pushtetit të Prishtinës

Nga: F.B Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 11:17
Presidenti amerikan, Donald Trump

Pas refuzimit të Prishtinës për të hequr taksat në mallrat serbe, ShBA janë të gatshme në hapa ekstrem që do të goditin direkt liderët politikë të shqiptarëve të Kosovës dhe projekte e tyre kryesore, shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

Ata masa mund të përfshijnë përveç refuzimit të mikpritjes për liderët edhe sanksione në pajisjet për ushtrinë e Kosovës, heqjen e subvencioneve në ndërtimin e institucioneve në Prishtinë etj.

Një burim nga Kuvendi i Prishtinës thotë gazeta, që njeh rrethanat në Prishtinë ka thënë se Amerika nuk dëshiron që masat e saj të godasin shpinën e qytetarëve, andaj pritet që veprimet të orientohen në liderët, bllokimin e vazhdimit të pajisjes së Ushtrisë së Kosovës, armatimin dhe mbylljen e rrjedhjes së mjeteve në ndërtimin institucional si dhe refuzimin e mikpritjes në ShBA.

"ShBA hapur insistojnë të de bllokohet dialogu dhe nuk orientojnë sanksionet e mundshme ndaj popullit. Pritet të ndërmarrin masa lidhje me forcat e sigurisë së Kosovës, pajisjet ku hyjnë mjetet e blinduara por edhe kontaktet me FSK, Gjë që është e dhembshme, ndërsa linja e dytë është ndalesa për mjetet në forcimin e institucioneve demokratike të Kosovës", ka thënë për “Blic” burimi nga Prishtina.

Mungesa e mikpritjes tashmë ka ndodhur me refuzimin e vizës për kryeministrin Haradinaj që të udhëtojë në ShBA në lutjet e mëngjesit në Shtëpinë e Bardhë.

Image
SHBA

Gazeta përmend edhe letrën që është dërguar në adresën e liderëve, ku shprehet pakënaqësia dhe mos besimi ndaj hapave të Prishtinës dhe paralajmërimi për masat ndër të cilat ishte shtyrja e vizitës së gjeneralit të Gardës së Ajovës.

Sipas analistes dhe drejtoreshës së CEAS-së Jelena Miliç, që thekson se “ Kosova është shtet i pavarur për ShBA, prandaj nuk niset menjëherë me masa të ashpra” që të ndikoj në tërheqjen e taksës.

"Vendosja e taksës ishte hap tronditës, që u arrit në frustrimin me rastin e mos pranimit të Kosovës në Interpol, qëllimi i të cilave ishte arsyetimi ndaj votuesve të vetë", shprehet ajo.

Image
Kosovë

Ajo potencon se në raportin mes ShBA dhe Kosovës qëndrimet e kanë zanafillën në fakte, por nëse ndërrojnë faktet mund të ndryshojnë edhe qëndrimet. "Serbia këtë po e kupton më mirë se Prishtina, sepse nuk ka shumë masa me të cilat mund të bëjë reciprocitet, përveç durimit dhe dëshmimit se është partner i besueshëm, ndërsa Kosova se është partner i pa besueshëm", ka thënë Jelena Miliç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat