Në një sondazh të realizuar nga gazeta “Bota sot”, me pyetjen se cilën parti do ta votonit nëse do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, shumica e lexuesve kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje, para LDK-së.
Rreth 4 mijë lexues kanë votuar, ndërsa 2.300 (61%) kanë preferuar Lëvizjen Vetëvendosje, kurse 1.500 (39%) kanë zgjedhur LDK-në.
Sondazhi është realizuar në faqen e Facebook-ut të Bota sot dhe ka zgjatur 24 orë.