Skot: Nuk ka vija të kuqe, marrëveshja në zemër duhet të ketë njohje të ndërsjellë

Lajme

Skot: Nuk ka vija të kuqe, marrëveshja në zemër duhet të ketë njohje të ndërsjellë

Nga: F.B Më: 6 mars 2019 Në ora: 09:02
Kajl Skot

Ambasadori i ShBA-ve në Serbi Kajl Skot ka deklaruar se “Amerika nuk tërheq vija të kuqe, kur bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por për Beogradin dhe Prishtinën kyçe është kthimi në tavolinën e bisedimeve, shkruan “Kurir” transmeton “BotaSot”.

Sipas Skot do mbështetet secila zgjidhje për të cilën pajtohen palët dhe e cila mund të aplikohet dhe të jetë e përhershme.

"Ne nuk tërheqim vija të kuqe, nuk përcaktojmë çka do të ndodh, nëse ajo që ata pajtohen është stabilizim për regjionin, nëse mund të aplikohet dhe të jetë epërhershme atëherë me gjasë do mbështetet nga ne. Por po presim që vetë palët të arrijnë marrëveshje nën ndërmjetësim të BE-së", ka thënë ambasadori amerikan.

I pyetur lidhur me rolin në të ardhmen të njeriut amerikan të sapoemëruar Filip Reeker, Skot ka thënë se ai nuk e ka zgjidhjen për Kosovën në xhep, si po spekulohet në javët e fundit, askënd nuk do ta detyroj në diçka, por është në palët që të arrijnë marrëveshje.

Sipas tij Reeker në gjysmë të këtij muaji merren detyrën e shefit të Zyrës Evropiane në Departamentin Amerikan, se ka shumë gjëra ën rend të ditës, siç janë raportet me Rusinë, me Turqinë, me BE-në dhe sfida të tjera, por beson se Reeker si ish-ambasador në Maqedoni i njeh mirë rrethanat në Ballkan.

"Zemra e tij është ende në Ballkan, është i përkushtuar më procesin dhe atë q ëpo ndodh këtu, pro nuk besoj se ka plan në xhep dhe mund të detyroj këdo qoftë në diçka", ka thënë Skot .

Lidhur me taksat Skot mendon se ato janë kundër produktive “ nuk mbështesin dialogun dhe nuk shkojnë në drejtim të vazhdimit të tij“.

"Është kyç kthimi në tavolinën e bisedimeve edhe për Beogradin edhe Prishtinën. Ky duhet të ishte prioritet i të gjithëve. Disa njerëz luajnë lojëra, nuk kanë taktikë, tërheqin hapa, por qëllimi për Kosovën është të arrihet marrrëveshje dhe mënyra e vetem është kthimi në tavolinën e bisedimeve",tha Skot.

Ai mendon se taksat kanë penguar vazhdimin e procesit të dialogut dhe ai është për heqjen e tyre„ Ne nga Kosova kërkojmë suspendimin në një periudhë dhe mundësi të vazhdimit të dialogut. Shpresoj të nga dëgjojnë”, ka thënë ambasador amerikan.

"Nuk ka pyetje në përkushtimin tonë ndaj partneritetit me Kosovën, apo pyetje në mbështetjen ton në sovranitetin e tyre dhe ky është element i politikës sontë të përgjithshme në regjion dhe ajo është stabiliteti që do të thotë Kosova dhe Serbia duhet të zgjedhin raportet e veta", tha Skot.

Ai përsëriti qëndrimin e presidentin amerikan Donalt Trump se Kosova dhe Serbia duhet të përpiqen në arritjen e marrëveshjes së normalizimit dhe në zemër të marrëveshjes është njohja e ndërsjellë.

"Por marrëveshja për normalizim duhet të përfshijë edhe çështjet tjera: marrëveshje të raporteve ekonomike, zgjidhje të statusit të Kishës Ortodokse Serbe, çështjen e të pagjeturve, krimeve të luftës … Ka shumë elemente që duhet të përfshihen në marrëveshje , por besojmë se njohja e ndërsjellë duhet të jetë në zemër të marrëveshjes së normalizimit", tha Skot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat