Vajza 6 vjeçe bie nga kati i 26-të, ndodh e papritura

Lajme

Vajza 6 vjeçe bie nga kati i 26-të, ndodh e papritura

Më: 8 prill 2019 Në ora: 15:10
Pamje nga video

Mrekulli apo pamje të rreme? Kjo vogëlushe 6-vjeçare duhet të ketë më shumë se një engjëll mbrojtës.

Ra nga kati i 26-të i një grataçele, por pas pak çastesh u ngrit sërish në këmbë dhe eci sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Janë këto pamjet e pazakonta të cilat ditëve të fundit po qarkullojnë në rrjetet sociale, të një vogëlusheje të rrëzuar nga 80 metra lartësi.

Vogëlushja arriti të shpëtojë, pasi u përplas në një dysheme plastike, ndërkohë që pas ngjarjes u dërgua në spital.

Mësohet se vogëlushja ka pësuar frakturë në dorën e djathtë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja që shokoi një botë të tërë është shënuar mesjavën e kaluar në qytetin e Chongqing, në jugperëndim të Kinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat