Fillimisht u raportua për një vrasje në një lokal të lojërave të fatit në këtë qytet, ndërsa brenda pak orësh u raportua edhe për një vrasje në Studençan.
Një polic kishte qëlluar mbi punonjësin e një kazino në komune të Suharekës.
Për detaje se si e vrau polici punonjësin e kazinove mësojeni në dokumentar “ Loto Qeveria”.
InDoks në këtë dokumentar do ti kthehet këtij veprimi të Qeverisë për ta parë se sa ishte i duhuri. Sa ishte i ngutshëm e sa i ndikuar nga grupet e interesit. Sa ishte për qytetarët, e sa tendencë për të krijuar monopol për një biznes lojërash të fatit.
Do të rishikohen lidhje të vjetra të partisë në pushtet me biznesin e kazinove. Edhe lidhje të dyshimta të forcave të rendit me këtë biznes multimilionësh.