Kamberi përsërit qëndrimin rreth bashkëngjitjes së “Luginës së Preshevës” me Kosovën si zgjidhja më e mirë

Lajme

Kamberi përsërit qëndrimin rreth bashkëngjitjes së “Luginës së Preshevës” me Kosovën si zgjidhja më e mirë

Nga: F.B Më: 20 maj 2019 Në ora: 22:18
Kryetari i komunës së Bujanovcit Shaip Kamberi

Kryetari i komunës së Bujanovcit Shaip Kamberi përsëriti se zgjidhja më e mirë për Luginën e Preshevës është bashkimi me Kosovës, shkruan “Telegraf” transmeton “Bota Sot”.

Kryetari Kamberi ka bërë këtë deklaratë për “Zërin e Amerikës” ku po qëndron në vizitë në ShBA.

“Natyrisht se zgjidhja më e mirë për Luginën e Preshevës është bashkimi me Kosovën, por ne edhe më tutje jemi dikush nga jashtë që nuk mund të përzihet në qëndrimin e Kosovës, sepse nuk mund të ndikojmë në Kosovë” – theksoi Kamberi me rastin e vizitës në ShBA, duke qenë mysafir në “Zërin e Amerikës” në gjuhën shqipe.

Me kryetarin Kamberi në delegacion është edhe ish-kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, si dhe nënkryetarja e PDD Ardita Sinani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat