Në Paris mungon veç Avni Rrustemi!

Lajme

Në Paris mungon veç Avni Rrustemi!

Nga: N.Sh Më: 5 qershor 2019 Në ora: 19:27
Thaçi, Rama, Vuçiqi, Putini dhe Macron

Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka folur për Samitin e Parisit, ku do të marrin pjesë liderët e Kosovës, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Miftari thotë se në këtë Samit mungon vetëm Avni Rrustemi, pasi sipas tij, Esat Pasha dihet kush është.

Në këtë takim do të jetë edhe presidenti rus, Vladimir Putin.

Sipas Miftarit, shumica e pjesëmarrësve të këtij samiti janë aleat të Serbisë.

Miftari ka bërë një kronologji të ngjarjeve që nga ndarja e Mitrovicës e deri më sot.

Ai ka përmend edhe arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë.

Ndërë tjera Miftari thekson se, edhe vrasja e komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk është bërë rastësisht.

Ja postimi i plotë:

Prapë Parisi, prapë pazaret e tradhtitë për tokat shqiptare autoktone mungon vetëm edhe një Avni Rrustem pasi Esat Pasha dihet kush është.!

Makron, Putin, Vuçiç, Thaqi, Rama, Mogerini, Han, janë në një vij interesi dhe ata të interesit pro-serb.

Rastësisht Francezët aleat shekullor të Serbisë nuk e kanë sjell agjentin e tyre Hashim Thaçin në pushtet, duke e eliminuar nga skena politikisht Ibrahim Rugovën ndoshta edhe fizikisht që nga konferenca e Rambujes as rastësisht nuk e kanë ndarë vet veriun e Mitrovicës, KFORI_Francez nga qershori i vitit 1999 deri sot.!

As vrasja e komandantëve kryesor të luftës të UÇK nuk u vranë rastësisht neper prita e vrasje pas shpinës!

As pastrimi etnik i veriut tè Kosovës_Mitrovice i bërë sidomos me 2_3 shkurt_2000 i ber nga Serbia dhe i ndihmuar nga Franca dhe nga Hashim Thaçi nuk kanë ndodh rastësisht, as arrestimi i z. Ramush Haradinajt në Francë para dy vitesh nuk kishte ndodhur rastësisht.!

Prandaj kryeministër shtrëngoje rripin ose vallëzo me ta siç po vallëzoni në pushtet bashkë.!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat