Deputetë nga Parlamenti i Kosovës vizituan Preshevën: Mbështetje për t’u bashkuar me Kosovën!

Lajme

Deputetë nga Parlamenti i Kosovës vizituan Preshevën: Mbështetje për t’u bashkuar me Kosovën!

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 17:04
Pamje nga vizita

Kryetari i Kuvendit të Preshevës Sami Salihu ka pritur deputetët nga Republika e Kosovës.

Deputetët e disa partive shqiptare nga Kosova (Arbërie Nagavci, Arban Abrashi, Nait Hasani, Sami Kurteshi..) po qëndrojnë në Kosovën e Lindore të cilët po takojnë përfaqësues të shqiptarëve në Medvgjë, Bujanc dhe Preshevë. Fillimisht ata në Bujanoc kanë takuar kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa dhe kryetarin e komunës Shaip Kamberi. Po ashtu ata kanë takuar edhe kryetarin e Kuvendit të Preshevës Dsami njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Shqiptarët e harruar të Bujanocit, Medvegjës dhe Preshevës, të dhunuar nga Serbia dhe të injoruar nga Kosova e Shqipëria!

Gjatë qëndrimit në Preshevë deputet nga Prishtina janë e pritur nga Kryetari i Kuvendit të Preshevës Sami Salihu me të cilët kanë biseduar për situatën ekonomike dhe politike të Preshevës dhe Luginës si bashkëpunimin me Kuvendin e Preshevës dhe atij të Kosovës.

“Falënderuam për prezencën dhe kërkuam prezencë të shtuar të institucioneve të Republikës së Kosovës. Njoftuam me gjendjen dhe proceset e ngelura në Luginën e Preshevës. Kërkuam respektimin e kërkesave legjitime të shqiptarëve si dhe rol më proaktiv në shqyrtimin e kërkesave të Këshillit Kombëtar Shqiptar nga delegacioni i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.” ka thëne pas takimit z.Ragmi Musttafa kryetar i KKSH-së.

Deputetët nga Kosova nga kjo vizite dhe takime me përfaqësues shqiptare kanë shprehur mbështetjen për një Referendum mbi bashkimin e komunave shqiptare të njohur si Kosovë Lindore , Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës me Kosovën, duke i përfshirë edhe dialogun e Brukselit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Ne mbështesim vullnetin e shqiptareve të Kosovës Lindore te shprehur përmes Referendumit te vitit 1992 që shpreh dëshirën për bashkim me shtetin amë, Kosovën, e drejte kjo e ganatuar edhe nga Karta e OKB-së për popujt autokton..” kanë thënë deputet nga Kosova në Bujanoc dhe Preshevë.

Kurse, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Abrashi, tha se është e drejtë legjitime kërkesa e liderëve nga Lugina e Preshevës për përfshirjen e tyre në bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat