Vuçiq për Haradinajn: Çka ka ai, mua të më shkruaj letra

Lajme

Vuçiq për Haradinajn: Çka ka ai, mua të më shkruaj letra

Nga: F.B. Më: 3 korrik 2019 Në ora: 16:02
Aleksandar Vuçiq

Çka mërzitet Ramush Haradinaj për mua, kur atij as të mëdhenjtë si Tramp, Merkel e Makron nuk mund të i bëjnë asgjë ka pyetur me ironi presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

Këtë e tha ai me rastin e deklaratës së Haradinajt se Vuçiq ka tentuar të shtyjë Prishtinën të heq taksën ndërsa atë nuk ia dolën as liderët botëror.

"Çka mund ndonjë Vuçiq i vogël në krahasim me Merkel e Makron? Ai (Haradinaj) është velikan i politikës botërore, unë nuk jam. Ai është i madhësisë së - Tramp, Merkel, Makron dhe Haradinaj. Unë jam liga më poshtë për ata s’ka pse brengoset ai", tha Vuçiq në pyetjen e komentimit të deklaratës së Haradinajt dhe letrës se Vuçiq ka dashur të heq taksën e në atë nuk kanë pas sukses as Tramp, Merkel dhe Makron.

"Ai (Haradinaj) është i madh i fuqishëm. Ata janë të mëdhenj të fuqishëm, ne jemi të vegjël", shtoi dhe përsëriti se pse Haradinaj të shqetësohet për Vuçiqin.

Pse Haradinaj të shkruaj atij letra kur nuk kanë asnjë lloj raporti dhe e ka parë vetëm njëherë në Berlin.

"Çka ka ai mua të më shkruaj letra” tha ai. "Unë letra mund të pres nga dikush tjetër..."."Do  të dërgojmë ushqim në Kosovë qoftë edhe nëse bëhem Robin Hud famëkeq"

Do të gjendemi si dimë edhe mundemi që popullit të i ofrojmë ushqim, ujë e barna edhe nëse bëhem si Robin Hud famëkeq  ka thënë Vuçiq.

"Kjo është ajo q mund të them dhe që kemi bërë edhe deri më tani...ky është ai Vuçiqi i marrë që nga mali dërgon ujë edhe ushqim por populli nuk do mbetet i uritur edhe i etur", tha ai.

Ai theksoi se mezi pret të dëgjoi çfarë do të i thonë “ekspertët nga Evropa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat