Ky është reagimi i Vuçiqit pas dorëheqjes së Haradinajt

Lajme

Ky është reagimi i Vuçiqit pas dorëheqjes së Haradinajt

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 18:38
Aleksandar Vuçiq

Lajmi për dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit ka bërë bujë në mediat e rajonit dhe ato ndërkombëtare. Sipas Tanjugut të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit, do të reagojë nesër lidhur me vendimin e Haradinajt.

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të reagojë nesër rreth dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinajt në Prishtinë dhe implikimet e mundshme të dorëheqjes së tij”, shkruajnë mediat serbe.

Haradinaj ka dhënë dorëheqje pasi është ftuar nga Gjykata Speciale. Ramush Haradinaj ka njoftuar kabinetin qeveritar me vendimin e tij për të dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryeministrit. Kryeministri ka thënë se e bën këtë pas ftesës së që ka marrë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Kryeministri në largim ka theksuar se ai nuk dëshiron në asnjë mënyrë të dëmtojë imazhin e Kosovës dhe se para drejtësisë do të përballet si individ, dhe beson thellë në pastërtinë dhe drejtësinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat