Kjo është Marigona Gani Geci, “Zonja e hekurt” nga Llausha

Lajme

Kjo është Marigona Gani Geci, “Zonja e hekurt” nga Llausha

Nga: N.Sh Më: 20 korrik 2019 Në ora: 15:25
Marigona dhe Gani Geci

Rrënjët e familjes Bajraktari – Geci nga Llausha e Skenderajt, në LDK, janë të thella.

Qe nga themelimi i saj, kjo familje ishte gjithmonë në mbrojtje të LDK-së dhe përkrah presidentin Ibrahim Rugova, shkruan gazeta “Bota sot”.

Bajraktarët e Llaushës qëndruan të fort dhe të pamposhtur asnjëherë duke i qëndruar afër presidentit historik derisa në momentin e fundit të jetës së tij.

Tash, vajza e madhe e Gani Gecit, ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, është zgjedhur delegate për Kuvendin e LDK-së. Komuna e Vitisë, atje ku jeton, vepron dhe është e martuar e ka zgjedhur Marigonën delegate.

Por, kush është Marigona Geci?

Image
Marigona Geci

Marigona është vajza Gani Gecit, e lindur me 09.02.1992 në Skenderaj, vetëm 5 muaj para se babai i saj, Ganiu, të kryente aksionin e parë kundër forcave serbe.

Është e martuar me Milot Lalën nga komuna e Vitisë dhe është nënë e një vajze.

Shkollën fillore e kreu në fshatin Llaushë ndërsa shkollën e mesme në Skenderaj.

Është e diplomuar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik, departamenti Banka, Financa dhe Kontabilitet me notën 9.77 gjatë studimeve Bachelor, ndërsa Masterin poashtu e përfundoi në Fakutetin Ekonomik në departamentin e njëjtë Banka, Financa dhe Kontabilitet me notë mesatare 9.50.

Ka përfunduar gjithashtu studimet bachelor në fakultetin Filologjisë në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Universitetin e Prishtinës. Flet gjuhën angleze dhe gjuhën gjermane rrjedhshëm.

Ka ndjekur studimet e PhD-së në kuadër të programit “Tempus” pranë Universitetit të Prishtinës, në fakultetin Ekonomik, departamenti

Image

Ekonomik dhe tani është në përfundim të temës së Doktoratës në këtë program, program ky i cili është në bashkëpunim me tri universitete Evropiane.

Punon si asistente e rregullt për lëndët ekonomike në fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Prizrenit dhe si asistente e angazhuar në Universitetin e Prishtinës.

Në Prizren dhe në vendet ku punon, Marigona, njihet si “Zonja e Hekurt” apo Margaret Thatcher e Kosovës.

Pretendimet afatshkurtra dhe afatgjate të znj. Marigona janë shumë ambicioze dhe do të bëhen publike në të ardhmen.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat