Nuk ka para për mësimdhënësit e viteve 90-ta pa e paguar tatimin në pronë

Lajme

Nuk ka para për mësimdhënësit e viteve 90-ta pa e paguar tatimin në pronë

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 21:25
Foto ilustrim

Një pagesë po obligohen ta bëjnë të gjithë mësimdhënësit që duan të përfitojnë kompensimin e punës gjatë viteve ’90.

   

Atyre, Ministria e Punës po ua kërkon vërtetimin për tatimin në pronë.

Kjo ka shfaqur pakënaqësi tek sindikalistët e arsimit.

Ata thonë se ky dokumentacion shtesë i vështirëson aplikimin mësimdhënësve të cilët tashmë ndodhën në pension.

Ndërsa në  ministrinë e Punës kanë thënë se kjo kërkesë është normale, dhe se nuk është procedurë që i ngarkon pasi kanë nevojë për identifikimin e adresave.

Mësimdhënësit e pensionuar mund të aplikojnë nga 15 gushti për shtesat që ju takojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat