E veja e Ivanoviqit: Nuk ka vullnet as tek shqiptarët as te opinioni serb për zbardhjen e të vërtetës - Bota Sot
E veja e Ivanoviqit: Nuk ka vullnet as tek shqiptarët as te opinioni serb për zbardhjen e të vërtetës

Lajme

E veja e Ivanoviqit: Nuk ka vullnet as tek shqiptarët as te opinioni serb për zbardhjen e të vërtetës

Nga: F.B Më: 8 shtator 2019 Në ora: 12:59
Milena Ivanoviq

Milena Ivanoviq, e veja e Oliver Ivanoviqit ka deklaruar se mbështet Iniciativën Qytetare SDP ( GI SDP) në vendimin që të paraqitet së bashku me Listën Serbe, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”, duke shtuar se më e rëndësishme është uniteti i popullit serb në Kosovë.

Ivanoviq ka thënë se pret që GI SDP do pritet me thikë, kjo dëshmohet me atë q ëka ndodhur pas vrasjes së Oliverit, pasi ka pasur shumë gjykime të një pjese të opinionit.

"Është e tmerrshme ajo që po i ndodhë( nënkryetares së GI SDP) Ksenija Bozhoviç", ka thënë ajo për TV Pink duke përkujtuar se Bozhoviç me vite ishte bashkëpunëtorja më e afërt e Oliverit.

Ivanoviq ka thënë se ajo përveç që është politikane në të njëjtën kohë është bashkëshorte edhe nën dhe duhet të ketë ‘bija të kuqe’”.

Lidhur me zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, ajo ka thënë se dëhsmitarët po intervistohen për herë të dytë, pesat dhe prokurori shkon në pension, që do të thotë se çështja kthehet në fillim.

"Është e qartë se nuk ka vullnet as tek shqiptarët as te pjesë e opinionit serb për zbardhje të vërtetës. Kjo ndokujt i duhet për pikë të lira politike dhe jam e zhgënjyer sepse secilën herë jemi më larg nga e vërteta ", ka thënë ajo.

Ivanoviq ka thënë s vrasjen e burrit të saj “ e shfrytëzojnë kush kur mundet”, duke theksuar se Oliveri nuk e meritoi këtë dhe përmendi kryetaren e Lëvizjes Evropiane Serbe Rada Trajkoviç.

Ajo tha se do ta padis për gënjeshtrat që ka thënë ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...