Greva e mjekëve, reagon qytetari: Jam i sëmurë me ceva – këta duhet me ‘stupc’ me i qitë prej këtu

Lajme

Greva e mjekëve, reagon qytetari: Jam i sëmurë me ceva – këta duhet me ‘stupc’ me i qitë prej këtu

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 10:27
Ilustrim

Shumë pacientë mëngjesin e sotëm janë kthyer mbrapa nga QKUK pasi qysh në orën 07:00 të mëngjesit ka filluar greva tetë orëshe në të gjitha Klinikat Universitare, përjashtim të rasteve emergjente.

Qytetarët që ia kishin mësyrë QKUK-së mëngjesin e sotëm u shprehën të mllefosur me gjendjen, ndërsa fajësojnë institucionet e vendit, por dhe vet mjekët. Ndërsa sindikalistët arsyetojnë këtë grevë.

Me qëllim që të kontrollohet në Ambulacën Specialistike, prej komunës së Malishevës kishte ardhur Halim Beqiraj, por që i duhet të kthehet për në shtëpi, pasi askush nuk i kishte ofruar shërbim. Ai për këtë shprehet i indinjuar me gjithë personelin mjekësor, ku adreson kritika dhe akuza karshi tyre.

“ Unë kam ardhur prej komunës së Malishevës, jam nis në gjashtë ora atje. Kam ardhur, tash po duhet me u kthye prapë, 75 vjet.  Jam i sëmurë me ceva, vjen këtu badihava. Dalin sikur sorrat e larme në kafe, doktorët kur duan vijnë kurdo s’vijnë hiç. Askush nuk i kontrollon…gjynah me iu dhanë pare, jo greva po duhet me ‘stupc’ për me i qitë prej këtu krejt, asnjë nuk duhet me i lanë këtu. Sikur me qenë privati vijnë këtu dhe për pacientë nuk ia ndin hiç”, tha ai.

E Hamit Sekiraqa që kishte ardhur bashkë me bashkëshorten për t’ia larguar gipsin që e kishte mbajtur rreth një muaj thotë se kjo gjendje nuk është e mirë për asnjërën palë.

“E ka që një muaj dorën në gips për sot ka pas me largu. Sot nuk po bohet, tash deri sot 1 javë nuk punon ai mjek. Tash qysh me majtë gipsin”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat