Daçiq: Kosova me masat e reciprocitetit përsëri ndaloi tregtinë

Lajme

Daçiq: Kosova me masat e reciprocitetit përsëri ndaloi tregtinë

Më: 2 prill 2020 Në ora: 13:31
Ivica Daçiç

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq thotë se autoritetet e Kosovës kanë ndaluar përsëri tregtinë me masa të reciprocitetit.

Kryediplomati serb i tha TV Pink se situata në Kosovë është çmenduri dhe askush nuk po angazhohet në luftën kundër koronavirusit dhe se masat e reciprocitetit kanë ndaluar tregtinë në autoritetet e Prishtinës.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar të martën mbrëma se Qeveria e Kosovës ka vendosur të heq taksën për produktet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina dhe të vendosë masa reciprociteti kundër Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat