E dhimbshme: I moshuari i pastrehë nga Prishtina tash e disa ditë fle në parkun e fëmijëve në Dardani

Lajme

E dhimbshme: I moshuari i pastrehë nga Prishtina tash e disa ditë fle në parkun e fëmijëve në Dardani

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 08:55
I moshuari i pastrehë

Një i moshuar i pastrehë nga Prishtina ka tash e disa ditë që po fle në parkun e fëmijëve në Dardani.

Faqja “Vrojtuesit e Lagjes” njofton se tash e disa ditë ambienti i hapur është shtëpia e vetme e tij, ndërsa vendi ku e bën gjumin janë lodrat e fëmijëve në këtë park.

I moshuari njoftohet se është rast social derisa u bëhet thirrje qytetarëve që ta ndihmojnë me aq sa kanë mundësi.

“Qytetare te Prishtines, ky i moshuar flene ne parkun e femijeve ne Dardani tani sa dite. Eshte i pastrehe dhe me 100 euro ndihme sociale. Ju lutemi ta ndihmoni nese e shihni. Foto sa 1 milion fjale ”, thuhet në postimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat