Komandanti i KFOR-it gjeneral Federici: KFOR-i kryen mbi 200 patrullime dhe është i gatshëm për intervenim kudo në Kosovë

Lajme

Komandanti i KFOR-it gjeneral Federici: KFOR-i kryen mbi 200 patrullime dhe është i gatshëm për intervenim kudo në Kosovë

Nga: F.B Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 17:44
Franko Federici

Komandanti i ri i KFOR-it gjeneral-major Franko Federici ka deklaruar se misioni ndërkombëtar do ketë kujdes në mbrojtjen e të gjithë qytetarëve përfshirë serbët në të gjithë territorin e Kosovës, këtë e tha në onlin-takimin me gazetarë, njofton “Kosovo-online”transmeton “Bota Sot”.

Në pyetjen lidhur me trazirat e mundshme në rats të arrestimeve të reja, Frederici tha se “Situata është e mirë, nuk ka indikator të ndonjë ndryshimi. KFOR nuk përzihet në punën e Gjykatës Speciale, ne përcjellim situatën edhe jemi të gatshëm për intervenim në rast trazirave.

“Ne në mision e kemi obligim sigurinë e të gjithë qytetarëve përfshirë bashkësinë serbe, ne kemi mbi 200 patrullime anekënd Kosovës dhe mbajmë kontakte të vazhdueshme me njerëz” tha ai.

Për dialogun ai tha se KFOR nuk përzihet në çështje politike, ne mbështesim dialogun që udhëhiqet nga BE dhe miratojmë secilin hap për forcimin e kohezionit të bashkësive.

Lidhur me deklarata e Brnabiq edhe Vuçiq për konfliktin e ngrirë, Frederici tha se të gjithë duhet tregojnë përmbajtje, situata është stabile dhe nuk ka indikator të prishjes së situatës.

Frederici lidhur me armatimin e Serbisë dhe a përbën kërcënim kjo për Kosovën nënvizoi se ne punojmë sipas rezolutës 1244 dhe secili komb ka sovranitet në aranzhmanet e veta të sigurisë, Serbia ka raporte partneriteti me NATO dhe kjo nuk ndikon në misionin e KFOR-it.

“Nuk po mendohet ulja e numrit të ushtarëve dhe numri përcaktohet nga situata aktuale” tha komandanti i KFOR-it që lavdëroi bashkëpunimin dhe punën e FSK, që bëhet përmes koordinatorit të NATO-së dhe institucioneve të Kosovës.

Ai mohori zërat se mund të ketë trazira në veri, ku potenco se ka prani të theksuar dhe nuk ka indikator të ndryshimit të situatës. Frederici tha se deri tash ka zhvilluar disa takime me krerë të institucioneve, ndërsa në vazhdim do ketë edhe me përfaqësues të bashkësive.

Komandanti i KFOR-it tha se për 2 dekada janë bërë shumë hapa përparimi, dikur KFOR=i mbikëqyrte 19 objekte fetare edhe të trashëgimisë.

“Prania e ushtarëve të vendeve fqinje është gjë shumë e mirë. Maqedonia dhe Mali i Zi kanë pak kohë në NATO, andaj prania e tyre është absolutisht e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat