Krstiç: ShBA dëshiron njohjen e Kosovës në kufijtë aktual

Lajme

Krstiç: ShBA dëshiron njohjen e Kosovës në kufijtë aktual

Nga: F.B Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Letra e presidentit amerikan Biden për presidentin e Serbisë Vuçiq ka hapur shumë çështje dhe ka dhënë edhe përgjigje të pakëndshme, në lidhje me këtë në emisionin mëngjesit “Zgjohu” foli asistenti për studime ndërkombëtare në Fakultetin e Shkencave Politike Milan Krstiç, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.

Urimi i Biden për Vuçiq me rastin e Ditës së Shtetësisë është i zakonshëm dhe hap diplomatik, që nuk ndodhë për herë të parë. Në këto rast shpesh shfrytëzohet mundësia për të treguar qëllimet politike. Kjo është me rëndësi pasi është adresimi i parë i Biden për Serbinë nga fillimi i mandatit dhe përkujtoi se edhe Tramp në vitin 2019 i ka dërguar letër me përmbajtje të ngjashme Serbisë.

Edhe administrata Tramp sipas tij ka nxitur dialogun rreth Kosovës, por ka dy pika që dallohet mënyra se si administrata Biden do të bëjë këtë:

“Administrata Biden këtë do ta bëjë paralel me BE, nuk do ketë binar të ndryshëm ekonomik. Dallimi i dytë është se më shumë do të potencohet nevoja për njohje të ndërsjellë . Kjo është dallimi, por kjo nuk do të thotë se edhe administrata Tramp në fund të dialogut nuk ka konsideruar se duhet të arrihet njohja e ndërsjellë”, thotë Krstiç.

Shtrohet pyetja çka nënkuptohet me njohjen e ndërsjellë, u krijua përshtypja përgjigjet ai se kjo në kohën e Tramp mund të bëhej me ndryshim të kufijve apo linjës administrative.

“Si qëndron tash puna, një opsion i tillë është”ad ackta” ( e pamundur) dhe duket se kështu ishte edhe në vitin e fundit të Tramp si president. Si duket dëshira e amerikanëve është të arrihet njohja e ndërsjellë në kufijtë ekzistues”, sqaron ai.

Në mënyrë eksplicite, kjo mund të ketë ndikim në integrimet evropiane. Dialogu do të jetë letargji deri në fund të vitit për shkak zgjedhjeve në Kosovë dhe deri atëherë mund të ketë ide të reja, por nuk beson s mund të ndryshojë shumë nga vizioni i tyre për zgjidhjen e këtij problemi.

“Zgjidhja përfundimtare është njohja e ndërsjellë dhe çka mund të ketë aty mundësi, janë gjëra që administrata amerikane nuk ka dal paraprakisht. Nuk di çka mund të marr Serbia si kundër-përgjigje” tha Krstiç, duke shtuar se Vuçiq dhe liderët paraprak ishin të kufizuar në zgjedhin raportin ndaj Kosovës.

“Rezoluta 1244 derisa sa është në fuqi definon një prani të OKB në Kosovë dhe pjesë të Serbisë dhe pa pranimin e saj nuk mund të ndryshohet. Kjo do të thotë se Kosova pa pëlqimin e Serbisë nuk mund të bëhet pjesë e OKB-së” dhe këto janë disa marifete që Serbia i ka në bisedime.

Ai konsideron se për Serbinë ri zgjedhja e Tramp do ishte më i mirë për shkak presionit pët zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Ajo që tash mund të jetë më e volitshme është insistimi më i madh për integrime dhe prania më e madhe financiare amerikane, ndoshta e ndihma me hapjen e zyrës së DFC në Serbi. Përveç kësaj nuk do ketë inerci të ndryshme popullistike dhe zvogëlim të demokracisë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat