Daçiq e pranon se do të ketë presione të shtuara për Kosovën, por thotë se Serbia nuk do të pranojë shantazhet

Lajme

Daçiq e pranon se do të ketë presione të shtuara për Kosovën, por thotë se Serbia nuk do të pranojë shantazhet

Nga: F.B Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 19:27
Ivica Daçiq

Kreu i Kuvendit të Serbisë Ivica Daçiq, ka përsëritur qëndrimin se Serbia dëshiron kompromis dhe marrëveshje, por nuk pranon shantazhe që nënkuptojnë njohjen e Kosovës, nëse dikush dërgon “letër që nuk i thuhet jo” në lidhje me Kosovën, të mos humb kohë, sepse Serbia nuk do të pranojë shantazhe, transmeton “Bota Sot”.

Lidhur me vizitën e paralajmëruar të dërguarit special të BE-së për dialog Miroslav Lajçak dhe zëvendës sekretarit shtetëror Palmer, Daçiq për Tv Pink deklaroi se është reale të pritet që BE dhe ShBA do paraqiten bashkë në Ballkan, sepse ka ndryshuar raporti mes tyre.

Ai tha se pret presione të rënda në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por situata në terren është ndryshe dhe Serbia nuk është në situatë që “vetëm të dëgjojë dhe të shoh si reagojnë zotërinjtë”.

“Presioni do forcohet, por çdo gjë varet nga udhëheqja politike në Beograd, ndërsa ne nuk do të pranojmë shantazhet. Nëse planifikohet ndonjë ‘letër që nuk i thuhet jo’ të dërgojë në Serbi, mos të humb kohë”, tha ai.

"Ne duam kompromis dhe marrëveshje po nuk do lëshojmë pe në kërcënime edhe shantazhe që nënkuptojnë njohjen e Kosovës. Përherë kemi qenë për dialog, asnjëherë për nënshkruar diçka dhe pastaj mos të përmbushet, siç ka bërë Prishtina. Presionet do të jenë të rënda, por nëse duan raport korrekt ne jemi këtu”, ka thënë Daçiq.

Lidhur me vizitat për vazhdimin e dialogut, ai u shpreh se duhet kohë deri në formimin e qeverisë në Prishtinë.

“Kjo qeveri do të jetë ekstrem, kanë refuzuar çdo dialog, nuk ka asgjë optimiste aty në kuptimin se pala shqiptare është e pafajshme e në ne shihet fajtori për gjithçka”, tha Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat