Vuçiq: Marrëveshja i lë në përdorim targat serbe në veri të Kosovës

Lajme

Vuçiq: Marrëveshja i lë në përdorim targat serbe në veri të Kosovës

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 16:38
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se marrëveshja e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i lë në përdorim targat serbe, por, sipas tij, vetëm në veri të Kosovës.

Marrëveshja mundëson përdorimin e targave serbe, por realisht kjo do të jetë e mundur vetëm në veri të Kosovës, shkruan mediumi serb, B92 në një tekst ku citon fjalët e Vuçiqit për marrëveshjen.

“Për serbët në pjesën tjetër të Kosovës, nuk është aq problematike sepse të gjithë tashmë kanë targa KS”, citohet të ketë thënë presidenti serb.

“Ne nuk mund të heqim dorë dhe të themi se ekziston një Republikë e Kosovës me një stemë, ne i vendosim një afishe. Regjimi mbetet i njëjtë siç ishte deri më tani sa i përket Serbisë qendrore”, tha Vuçiq në një konferencë për media në Nish, pasi iu kërkua t’i specifikonte detajet e marrëveshjes.

Sipas tij, Kosova donte ta aplikonte vendosjen e targave të përkohshme për serbët.

“Donin t’i hiqnin targat KM ose targat e vendeve të tjera në jug të Ibrit, por që ato janë kryesisht targa KM, sepse numri i të tjerave është minimal”, tha Vuçiq, raportojnë mediat serbe.

“Tani ata nuk do t’i heqin ato targa dhe nuk do të lëshojnë targa RKS me shenjat e shtetësisë së Kosovës që njerëzit tanë do të duhej t’i mbanin, por ata do të vendosin një afishe mbi emblemat tona. Kjo është e vetmja gjë që po ndryshon”, tha Vuçiq.

Ndër tjerash, Vuçiq tha se “nuk mund të them të gjitha detajet se si u arrit marrëveshja”, kur gazetarët insistuan me pyetje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat