Vuçiq: Me 3 prill do të votohet edhe në Kosovë

Lajme

Vuçiq: Me 3 prill do të votohet edhe në Kosovë

Nga: F. B. Më: 22 janar 2022 Në ora: 23:31
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar sonte se “serbët e Kosovës me 3 prill do të votojnë në fletëvotime në territorin e Kosovës, jo vetëm në veri dhe se shpreson se dikush do ketë mençuri të mjaftueshme që mos të pengoj dhe të dijë çfarë pasoja afatgjate mund të lënë pas”, shkruan “Kosovo-online”, transmeton “Bota sot”.

Ai potencoi se shpreson të kenë mendje të mjaftueshme që me 3 prill mos të pengohen zgjedhjet e serbëve në Kosovë.

"Ata duan të bisedojnë me veten e vetë. Atyre nuk iu intereson marrëveshja, vetëm që të kenë shtetin e pavarur”, tha ai për TV Pink.

Në pyetjen e gazetares si ndodhi që Kurti të bëhet më i fuqishëm se vendet e Kuintit dhe BE-ja, presidenti Vuçiq tha se bëhet fjalë për shaka të mirë.

"Unë jam i vërejtur edhe inatosur, por qeshem kur më thanë se kanë lëshuar një kumtesë, por Kurti nuk ka dashur as që të dëgjojë për te”, komentoi Vuçiq, duke shtuar se BE lidhur me këtë çështje ishte më korrekt dhe hapur foli lidhur me atë çështje.

Disa faktor tjerë, sipas tij, u sollën në mënyrë jo të përgjegjshme, por nuk ka dashur për kënd e kishte fjalën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat