​Prezantohet sot hulumtimi parlamentar “Rregullimi ligjor i pijeve të pagazuara me sheqer të shtuar”

Lajme

​Prezantohet sot hulumtimi parlamentar “Rregullimi ligjor i pijeve të pagazuara me sheqer të shtuar”

Më: 30 mars 2022 Në ora: 07:51
Foto ilustrim

Rregullimi ligjor i konsumimit të pijeve energjike dhe të pagazuara me sheqer të shtuar”, do të jetë tema që do të diskutohet sot në Komision për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Në mbledhjen e këtij komisioni që pritet të fillojë në ora 10:00 do të prezantohet hulumtimi parlamentar “Rregullimi ligjor i pijeve të pagazuara me sheqer të shtuar”.

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, në bashkëpunim në bashkëpunim me Drejtorinë për Hulumtime, Bibliotekë dhe Arkiv të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të mbështetur nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), organizon tryezën e diskutimit me temën: ‘Rregullimi ligjor i konsumimit të pijeve energjike dhe të pagazuara me sheqer të shtuar’”, thuhet në njoftimin e Kuvendi për këtë mbledhje të komisionit.

Sipas agjendës, të pranishëm do të jenë Drejtori i Drejtorisë për Hulumtime, Bibliotekë dhe Arkiv, Arben Loshi, Koordinatorja e Njësisë për Hulumtime dhe Fitore Zeneli-Bimbashi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat