Dushan Janjiq: Është dobësuar pozita negociuese e Serbisë dhe e Vuçiqit

Lajme

Dushan Janjiq: Është dobësuar pozita negociuese e Serbisë dhe e Vuçiqit

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 17:08
Aleksander Vuçiq

Analisti politik Dushan Janjiq ka deklaruar se kthimi i paparalajmëruar i deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, tregon se pozita negociuese e Serbisë dhe e presidentit serb Aleksandar Vuçiq është dobësuar, raporton agjencia serbe Beta.

Ai ka thënë se Vuçiqi ka vendosur ta kthejë Listën Serbe në institucione të Kosovës në mënyrë që të shtyjë zgjedhjet e planifikuara në veri të Kosovës për 18 dhjetor.

“Vuçiqi e kuptoi se lëvizjet e tij në dhjetë ditët e fundit, si largimi nga institucionet e Kosovës dhe ngritja e tensioneve me historitë e dronëve, nuk dhanë fryt.

Ai në bisedime me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it, pranoi të kthejë serbët në institucione të Kosovës, ndërsa nga ana tjetër është kërkuar të shtyhen zgjedhjet në komunat veriore të Kosovës dhe të shtyhet zbatimi i vendimit për riregjistrim të automjeteve”, u shpreh ai.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat