Lladrovci uron 28 Nëntorin: Shqiptarë, kudo jeni, gëzuar

Lajme

Lladrovci uron 28 Nëntorin: Shqiptarë, kudo jeni, gëzuar

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 17:48
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar 28 Nëntorin për të gjithë shqiptarët kudo janë.

“Në këtë ditë madhështore, shpreh respektin dhe perkulem para veprës madhore të atdhetarëve të cilët nder breza kontribuuan për fuqizimin e ndjenjës kombëtare dhe sakrifikuan për çlirim, të gjithë heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit” ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Shqiptarë, kudo jeni, gëzuar 28 Nëntori! Qenia dhe lavdia e kombit tonë, është e lidhur pandashëm nga 28 Nëntori. Në këtë ditë, Skenderbeu erdhi në Krujë, per t’i rezistuar një perandorie për 25 vjet. Kjo do të jetë lavdia e kombit tonë që rrezon deri sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat