Pacienti i Entit Special në Shtime ikë për të disatën herë dhe vjedh një veturë, Policia po e kërkon

Lajme

Pacienti i Entit Special në Shtime ikë për të disatën herë dhe vjedh një veturë, Policia po e kërkon

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 23:20
Ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur pacientët në Qendrën Integruese Rehabilituese të të sëmurëve kronikë-psikiatrikë ikin nga ky institucion dhe nuk dihet gjë për fatin e tyre.

Shpesh ata nuk kthehen për ditë e javë të tëra, derisa Policia t’i gjejë në qytete të ndryshme të vendit.

Kështu ka ndodhur shumë herë edhe me pacientin B.Ajvazi, i cili është larguar të martën në mbrëmje nga kjo qendër dhe siç ka vepruar në rastet e tjera, edhe këtë herë ka vjedhur një veturë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari e ka vjedhur një automjet në qytetin e Shtimes dhe më pas ka udhëtuar për në Prishtinë.

Ky nuk është rasti i vetëm kur i njëjti ka vepruar njësoj dhe është gjetur kryesisht në qytetin e Prishtinës dhe përsëri është dërguar në këtë qendër.

Pasi rasti është denoncuar në Polici, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar të iniciohet rasti dhe të nisin hetimet për gjetjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat