Dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e policit Triumf Riza - ja kush është “Liza”

Lajme

Dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e policit Triumf Riza - ja kush është “Liza”

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 19:57
“Liza”

Një person me nofkën “Liza” është arrestuar sot në Batllavë të Podujevës.

I.A ishte në arrati dhe i kërkuar për disa vite si i dyshuar për vrasje.

Kush është personi i njohur me nofkën “Liza”?

Personi i arrestuar është Ilir Avdullahu.

Ai dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e policit Triumf Riza, në vitin 2007.

Avdullahu ishte në kërkim të autoriteteve kosovare për 16 vite.

Arrestimi i tij është kryer, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të njësiteve të ndryshme policore, përfshirë sektorin e narkotikëve të cilët kanë asistuar deri në arrestimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat