Klinaku kërkon nga Shqipëria të mos ekstradojë Dritan Goxhajn në Hagë

Lajme

Klinaku kërkon nga Shqipëria të mos ekstradojë Dritan Goxhajn në Hagë

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 19:45
Ushtruesi i detyrës i veteranëve të luftës së UÇK-së, Faton Klinaku

Ushtruesi i detyrës i veteranëve të luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka kërkuar nga Shqipëria që të mos ekstradojë askënd në Gjykatën Speciale në Hagë, duke përfshirë këtu edhe ish-luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj. I arrestuar ditë më parë nga autoritetet e Shqipërisë me kërkesë të Speciales.

Sipas tij, institucionet e Kosovës janë të “gjora” përballë Speciales.

“Meqenëse Institucionet e Republikës së Kosovës janë të gjora përballë gjykatës politike speciale në Hagë, është e rëndësishme që Shqipëria si shtet sovran të mos ekstradojë askë, e me këtë rast as z.Dritan Goxhaj, sepse akuzat e kësaj gjykate janë kryekëput politike.

‘Siç e kemi të njohur, Dritan Goxhaj ka dhënë intervista në gazeta e televizione të ndryshme dhe mund të ketë nxjerrë ndonjë emër që është dëshmitar aty, por bazuar në praktikën e asaj Gjykate, intervistat e tij do të ballafaqohen e përdoren kundër të akuzuarve në Hagë’.

Arsyetim:

Dritani paska nxjerrë ‘sekretin’ për ndonjë dëshmitar dhe me këtë po thuhet se qenka ‘penguar’ drejtësia! Por, ne e dimë se asaj Gjykate Superspeciale i dolën sheshit dosjet e tyre në mes të Prishtinës dhe për këtë megaskandal të saj u dënuan shokët tanë Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Ne e dijmë poashtu se zyrtarisht dhe në njoftimet e ëebfaqes së tyre, ata i kanë publikuar viktimat dhe me këtë edhe dëshmitarët”, ka shkruar Klinaku.

Më tej, Klinaku, ka bërë pyetjen se “kush u hetua apo u dënua nga anëtarët e asaj pseudogjykate e cila nxori sekretin e dokumenteve që ishin në administrimin e tyre?”,

“Në praktikat gjyqësore penaliteti zbatohet ndaj personit përgjegjës që ruan apo disponon dokumentet e cilësuara “sekret” dhe jo mbi të tjerët, të cilët në rrugë e forma të ndryshme mësojnë për sekretin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat