Shefi i OSBE-së pas dorëheqjes së policëve serbë: Mbështetja jonë do të vazhdojë

Lajme

Shefi i OSBE-së pas dorëheqjes së policëve serbë: Mbështetja jonë do të vazhdojë

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 20:09
Michael Davenport

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar pas dorëheqjes së tre policëve serbë në veri të vendit.

Davenport tha se ndan shqetësimin me EULEX-in pas dorëheqjes së rekrutëve të rinj serbë në Policinë e Kosovës, teksa shtoi se mbështetja e tyre nuk do të mungojë.

“EULEX-i dhe OSBE-ja kanë punuar së bashku për të mbështetur Policinë e Kosovës për të rekrutuar kadetë nga të gjitha komunitetet joshumicë. Mbështetja jonë për një forcë policore profesionale dhe multientike në Kosovë do të vazhdojë”, tha ai.

Kujtojmë se për dorëheqjen e tre policëve serbë kanë reaguar ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe ai i Gjermanisë, Jorn Rohde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat