Drecun: Dialogu s`do të thotë gatishmëri e Serbisë për ta njohur Kosovën

Lajme

Drecun: Dialogu s`do të thotë gatishmëri e Serbisë për ta njohur Kosovën

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 14:33
Milovan Drecun

Iniciativa për të filluar një dialog të brendshëm për çështjen e Kosovës nuk do të thotë gatishmëri e  Serbisë për të njohur Kosovën si shtet të pavarur, por për t`u marrë me propozime për të parë zgjidhjen përfundimtare të problemit.

Kështu ka deklaruar kryetari i Komisionit Parlamentar serb për Kosovën, Milovan Drecun.

Sipas tij, propozimi i Serbisë për zgjidhjen e problemit të Kosovës duhet paraqitur shqiptarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare, për të hapur bisedime rreth kësaj çështjeje, raporton media serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat