Studimi tregon sa herë në ditë ndjenë uri një fëmijë

Life style

Studimi tregon sa herë në ditë ndjenë uri një fëmijë

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Studimi zbuloi po ashtu se nëse dikush i thonte shokut se ndihet i uritur, atëherë ata e ndanin ushqimin me njëri-tjetrin.

Nganjëherë është e vështirë të kuptoni se a është i uritur fëmija juaj. Ata mund të jenë përtac dhe nuk duan të hanë, prandaj edhe nuk tregojnë se janë uritur, në raste të tjera, ata mund të kërkojnë të hanë vetëm sepse nuk dinë se çfarë tjetër të bëjnë, shkruan lajmi.net.

Fëmijët ankohen se janë të uritur mesatarisht katër herë në ditë, ose gati 1,500 herë në vit.

Një eksperiment me 1.000 fëmijë të moshës 6-16 vjeç, zbuloi se pavarësisht se kishin ngrënë vaktin e fundit deri në orën 7:02 pasdite, 67 për qind thanë se kishin fjetur të uritur. Ndërsa 88 për qind ishin zgjuar të uritur në mëngjes.

Gjithashtu, ora 12:05 është koha kur fëmijët kanë më shumë gjasa të ankohen dhe të thonë se kanë nevojë për të ngrënë diçka. Si rezultat i urisë, fëmijët thanë se ndihen të lodhur dhe se shpërqendrohen lehtësisht.

Studimi zbuloi po ashtu se nëse dikush i thonte shokut se ndihet i uritur, atëherë ata e ndanin ushqimin me njëri-tjetrin. Sipas ekspertëve, fëmijët ndjejnë uri nganjëherë edhe më shumë se 4 herë gjatë ditës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat