Mbretëresha publikon fjalimin e përvitshëm të Krishtlindjes, por ndjekësit i kthehen kundër

Mediale Vip

Mbretëresha publikon fjalimin e përvitshëm të Krishtlindjes, por ndjekësit i kthehen kundër

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 09:28
Mbretëresha e Anglisë

Mbretëresha e Anglisë ka publikuar në faqen zyrtare të ‘Kensington Royal Palace’ fjalimin e përvitshëm të Krishtlindjes, duke uruar kështu popullin e saj me fjalë prekëse që flasin për sakrificat, dashurinë për familjen, etj. Por detaji që nuk i ka shpëtuar ndjekësve në ‘Twitter’ lidhet me sfondin ku Mbretëresha është fotografuar.

Pas saj ndodhet një piano e larë në ar dhe kjo gjë nuk i ka shpëtuar askujt. Reagimet kanë qenë të shumta dhe aspak pozitive. “Mbretëresha flet për sakrificën me një piano ari pas shpine”, shkruan një përdorues në ‘Twitter’.

Të tjerë kanë vënë në dukje sërish detajin e pianos, por reagimet kanë qenë të ndryshme. Siç duket populli nuk e ka pritur aspak mirë fjalimin e Mbretëreshës dhe e gjithë kjo ka ardhur nga një ‘pakujdesi’ e saj.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat