Gold AG me fjalë prekëse për humbjen e ish-luftëtarit të UÇK-së, Avni Hyseni

Mediale Vip

Gold AG me fjalë prekëse për humbjen e ish-luftëtarit të UÇK-së, Avni Hyseni

Më: 1 janar 2019 Në ora: 08:47
Gold AG

Mbrëmë ka ndërruar jetë në QKUK, ish luftëtari i UÇK-së, Avni Hyseni.

Ai ka qenë i shtrirë në gjendje të rëndë tash e disa ditë, duke u përballur me një sëmundje të rëndë.

Reperi Gold AG përmes një statusi në rrjete sociale, ka shprehur ngushëllime për humbjen e ish-luftëtarit të UÇK-së.

“LLAHU TË MËSHIROFTË VLLA
AVNI HYSENI … ZOTI TË SHPËRBLEFTË ME XHENNET  Faleminderit që e nderove Kosovën me UÇK dhe Luginën me UÇPMB ”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që, Avni Hysenit ditë më parë Ambasada e Gjermanisë ia kishte refuezuar vizën për të udhëtuar drejt shtetit gjerman për të kërkuar shërim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat