R Kelly sërish në pranga

Mediale Vip

R Kelly sërish në pranga

Më: 6 mars 2019 Në ora: 23:43
R Kelly

Këngëtari R Kelly ka përfunduar i arrestuar pasi dështoi të paguajë mbështetjen financiare për fëmijët e tij.

Sipas raportimeve të TMZ, zyrtarët policorë e kanë shoqëruar jashtë gjykatës me ç’rast edhe është arrestuar.

R Kelly u paraqit në gjykatë në afatin e fundit për të realizuar pagesën prej 161 mijë dollarësh, të cilën siç duket ka dështuar ta përmbushë.

Këngëtari veçse është në një proces gjyqësor ku ndaj tij rëndojnë akuza për abuzime seksuale, disa prej viktimave besohet se ishin të mitura në kohën e kryerjes së veprave penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat