Flet stilistja që akuzoi reperin për abuzim seksual, ja çfarë e detyroi të bënte

Mediale Vip

Flet stilistja që akuzoi reperin për abuzim seksual, ja çfarë e detyroi të bënte

Më: 29 mars 2019 Në ora: 15:38
Lanita Carter

Një prej akuzueseve anonime për çështjen e abuzimeve seksuale nga R.Kelly ka folur publikisht për herë të parë.

"Nuk kam turp nga e kaluara. Nuk kam turp nga ajo çfarë thonë të tjerët", tha Lanita Carter për CBS News.

Carter, e cila ka qenë stilistja e Kelly deklaroi se ylli i R&B e detyroi që ti bënte seks oral në vitin 2003. Kur ajo bëri rezistencë, ai filloi të masturbohej para saj.

Kelly ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij. Carter ishte 24 vjeçe në kohën e sulmit dhe vendosi të flasë publikisht pas kaq vitesh për një arsye të rëndësishme.

Ajo po shihte intervistën e Kelly, kur ai filloi të qante duke thënë se vajzat që e akuzonin ishin përpjekur ta vrisnin.

"Ndihesha sikur ishte krim që ai dilte në televizion dhe gënjente. Kjo është arsyeja përse jam këtu", përfundoi Lanita.

Ajo shkoi në polici ditën e incidentit dhe nënshkroi një marrëveshje prej 650 mijë dollarë me Kelly.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat