Rita Ora gëzohet për suksesin e këngës së re, por në Kosovë nuk mund ta shikojë askush! - Bota Sot
Rita Ora gëzohet për suksesin e këngës së re, por në Kosovë nuk mund ta shikojë askush!

Mediale Vip

Rita Ora gëzohet për suksesin e këngës së re, por në Kosovë nuk mund ta shikojë askush!

Më: 21 prill 2019 Në ora: 13:13
Rita Ora

Të premten, Rita Ora solli projektin muzikor "Carry On" në bashkëpunim me Kygon. Kënga do të jetë kolona zanore e filmit "Detektivi Pikachu" që pritet të publikohet në maj të këtij viti.

Me anë të postimeve në Instastory, këngëtarja duket se gëzon sukseset e projektit, por nuk dihet nëse ka informacion që kënga nuk mund të dëgjohet nga asnjë qytetar i Kosovës.

Sipas mediave kosovare, klipi i ri i këngës së Rita Orës nuk mund të shihet nga në Kosovë pasi publikuesit nuk e kanë bërë të disponueshme për atë shtet. Kjo nuk është hera e parë që bukuroshja shqiptare bëhet pjesë e filmave të mëdhenj.

Më parë ka bashkëpunuar me Liam Payne për kolonën zakore të filmit "Fifty Shades of Freed".

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...