Adrola Dushi nënshkruan me kompaninë prestigjioze të modeleve - Bota Sot
Adrola Dushi nënshkruan me kompaninë prestigjioze të modeleve

Mediale Vip

Adrola Dushi nënshkruan me kompaninë prestigjioze të modeleve

Më: 25 prill 2019 Në ora: 12:09
Adrola Dushi

Jeta e saj është e ndarë mes Shqipërisë dhe Amerikës, megjithëse kjo e fundit i ka ofruar gjithmonë Adrolës mundësi më të mira pune.

Duke qenë se modelingu në Amerikë është shumë herë më i zhvilluar dhe më i paguar se në vendin tonë, Adrola prej shumë vitesh punon në kontinentin e largët. Së fundmi një tjetër mundësi e artë punësimi i është ofruar modeles shqiptare.

Revista shqiptare “Who” ka bërë të ditur se Adrola Dushi ka nënshkruar kontratë me një nga kompanitë më prestigjoze të modelingut në Amerikë, “Wilhelmina Models”.

Kjo është një ndër kompanitë më të vjetra në botë që merret me menaxhimin e modelingut, por edhe me atë të personazheve të njohur, e krijuar në vitin 1967 nga modelja gjermane Wilhelmina Cooper dhe bashkëshorti i saj Bruce Cooper.

Mes personave publikë që menaxhon kjo kompani përfshihen: Nicki Minaj, Niall Horan, Normani, Demi Lovato, Nick Jonas, Machine Gun Kelly, Alexandra Waterbury, Leona Leëis, Shaën Mendes, Dustin Lance Black, Francis Lachoëski, Barbie Ferreira, Robyn Laëley, Sora Choi, Anne de Paula e te tjera.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

📸 @fadilberishaphotography

A post shared by Adrola Dushi (@adroladushi) on

Punësimi pranë një kompanie të tillë mund të cilësohet padyshim si një prej sukseseve më të mëdha në karrierën e modeles shqiptare. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...