E dashura 20-vjeçare e Scott Disick ndihet xheloze për marrëdhënien me ish-gruan

Mediale Vip

E dashura 20-vjeçare e Scott Disick ndihet xheloze për marrëdhënien me ish-gruan

Më: 1 maj 2019 Në ora: 18:16
Kourtney Kardashian, Scott Disick, Sofia Richie

E dashura e Scott Disick, Sofia Richie ndihet disi "e kërcënuar" pas deklaratës së Kourtney Kardashian. 40-vjeçarja deklaroi gjatë pushimeve në Bali se Scott është shpirti i saj binjak. E gjitha u zbulua në serinë e parë të episodit të 16-të të "KUWTK".

Thuhej se 20-vjecarja Sofia Richie kishte marrëdhënie të mirë me Kourtney, por duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak.

"Scott nuk i tha Sofias për atë që ndodhi gjatë pushimeve në Bali dhe deklaratat e Kourtney. Ajo do të donte të ishte e informuar përpara se të transmetohej. Sofia u lëndua shumë dhe ndihet xheloze dhe inferiore për marrëdhënien e tyre. Pavarësisht se Scott ia përsërit herë pas here se nuk është më i dashuruar me Kourtney por me të”, tha një burim pranë saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat