Miley Cyrus publikon këngët e albumit të shtatë “She is Coming”

Mediale Vip

Miley Cyrus publikon këngët e albumit të shtatë “She is Coming”

Më: 31 maj 2019 Në ora: 14:36
Miley Cyrus

Këngëtarja Miley Cyrus ka publikuar albumin e saj të shtatë të titulluar “She is Coming”. Në këtë album përfshihen disa projekte solo dhe bashkëpunime, të cilat tashmë janë publikuar në versionin audio.

Cyrus ditë më parë në shoun,  BBC Radio 1 Big Weekendparalajmëroi këngët e reja të titulluara “Cattitude”, “Dream” dhe “Mother’s Daughter”.

Në këngën e parë ajo e apostrofoi, Nicki Minajin, me të cilën tallet këngëtarja amerikane. Këngëtarja këndoi vargjet e mëposhtme “Unë të dua, Nicki, por unë jam duke dëgjuar Cardi B”.

Kujtojmë që albumi i fundit i artistes amerikane është “Younger Now”, i publikuar në vitin 2017.

Këtë muaj, Cyrus u kthye në qytetin e saj të Tennessee për të bërë një paraqitje të paparalajmëruar në Festivalin e Muzikës, “Beale Street”.

Miley është e martuar me aktorin Liam Hemsworth. Çifti filloi marrëdhënien në vitin 2009, por pas disa viteve të romancës, ata u ndanë.

Ata nuk ishin së bashku për një kohë, kështu që u takuan përsëri dy vjet më parë dhe u martuan gjatë Krishtlindjes së vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat