Një vit nga publikimi i këngës “Columbiana”, Tayna: Populli të bën, populli të rrëzon

Mediale Vip

Një vit nga publikimi i këngës “Columbiana”, Tayna: Populli të bën, populli të rrëzon

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 13:01
Tayna

Tayna një vit më parë ka publikuar këngën “Columbiana”, në duet me Don Phenom.

Ky projekt ia hapi dyert e suksesit rep-artistes, e cila me të mori 42 milionë klikime në YouTube, për të vazhduar me shumë hite tjera.

Përmes një statusi, Tayna ka falënderuar fansat për përkrahjen si dhe bashkëpunëtorët e saj, po ashtu paralajmëroi diçka të re.

“Sot 1 vjet eshte publiku “Columbiana” ku nisi gjithcka.Ka qene ni vit plot suksese e sfida edhe ni fillim i ri n‘jeten tem.Populli t‘bon e populli t‘rrzon,kshtu qe faleminderit shume krejt juve qe m‘keni pru ktu ku jom e qe ju kan pelqy kongt e mia edhe per dashnin e madhe qe ma jepni akoma.Faleminderit edhe familjes tem t‘dyt @cricket.music @riinorhykolli@djdust edhe gjithashtu @donphenomofficialpage qe osht day one Se shpejti do te digjet vera per here te dyte ”, ka shkruar Tayna. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat