Ekskluzive: Zbulohet arsyeja e ndarjes së Albi Nakos nga Alba Hoxha! Kush i dha fund? - Bota Sot
Ekskluzive: Zbulohet arsyeja e ndarjes së Albi Nakos nga Alba Hoxha! Kush i dha fund?

Mediale Vip

Ekskluzive: Zbulohet arsyeja e ndarjes së Albi Nakos nga Alba Hoxha! Kush i dha fund?

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 18:14
Albi Nako dhe Alba Hoxha

Një prej çifteve më të bujshme të showbiz-it shqiptar, Albi Nako dhe Alba Hoxha, i dhanë fund marrëdhënies së tyre në qershor.

Çifti, i cili nuk e konfirmoi asnjëherë lidhjen, të paktën zyrtarisht, ndërpreu marrëdhënien dhe madje fshinë njëri-tjetrin nga Instagrami!

U tha se shkak për ndarjen ishin bërë prindërit e Albit, të cilët nuk e miratonin lidhjen! Por “iconstyle.al” mësoi përmes burimeve të afërta me dyshen, se arsyeja e ndarjes janë bërë prindërit e Albës.

Sipas mediave shqiptare, kanë qenë prindërit e balerinës ata të cilët nuk e miratonin lidhjen dhe kjo për shkak të diferencës në moshë mes saj dhe koreografit të njohur!

Një gjë të tillë na la edhe dje të kuptojmë Albi përmes një postimi ku shihej se kishte mbetur i zhgënjyer!

Në një status në Instastory, koreografi shkruante:

“Ndonjëherë ndodh të pyes veten: “Ku gabova?!”… Dhe jeta më përgjigjet: U tregove tepër i mirë me të tjerët”.

Të ketë lidhje me Albën ky status?

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...