Ledri Vula me dy performanca brenda një dite, tregon se është i pa konkurrencë

Mediale Vip

Ledri Vula me dy performanca brenda një dite, tregon se është i pa konkurrencë

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 19:27
Ledri Vula

Reperi Ledri Vula është njëri nga artistet shqiptar më të pëlqyer.

Kur e themi këtë kemi fakte të shumta.

Ledri, është aktiv me projekte muzikore çdo stinë dhe secila këngë e tij hyn në listën e më të pëlqyerave. Ai çdoherë shihet i angazhuar me koncerte të shumta si verës dhe dimrit dhe natyrshëm kjo e dëshmon se ai është njëri nga artistet më të kërkuar.

Reperi është aktiv me postime në rrjete sociale, krahas imazheve private ai publikon edhe datat e koncerteve.

Së fundi në ‘Instastoryn‘ e tij ka publikuar 5 data ku do të performojë. Ajo që ia vlen të cekim është se Ledri do të ketë dy koncerte brenda një dite, me 20 korrik do të jetë në Podujevë dhe Ferizaj.

Ndërsa, sonte Vula do të performojë në Kamenicë bashkë me Kidën.

Ndryshe, tri projektet e Ledrit këtë verë që kanë qenë tejet të suksesshme janë tri ‘Rio, ‘Kiss Kiss‘ (në bashkëpunim me Lumi B-në) si dhe e fundit ‘MEM‘, të cilën e karakterizon videoklipi i veçantë që reperi ka zgjedhur ta realizojë.

‘Rio‘, deri më tani ka arritur 6 milionë shikime në kanalin zyrtar YouTube.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat