Bebe Rexha pëson sulm të astmës midis koncertit, por këngëtarja nuk ndalet së performuari

Mediale Vip

Bebe Rexha pëson sulm të astmës midis koncertit, por këngëtarja nuk ndalet së performuari

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 23:17
Bebe Rexha

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare dhe më të guximshmet e rrafshit ndërkombëtar.

Bukuroshja jonë po vazhdon të mbajë koncerte të njëpasnjëshme anembanë globit, ku po ndiqet nga mijëra adhurues.

Ajo gjatë ditës së sotme ka treguar se duke performuar para publikut të San Franciscos e kishte kapur astma, por që nuk ka dashur të ndalet së argëtuari publikun.

“Në këtë pikë të grupit unë isha duke pasur një sulm të plotë të astmës së shkaktuar nga një reaksion alergjik. Unë isha duke u mbushur me ajër, por nuk doja të ndaloja grupin tim sepse doja t’ju jepja shfaqjen që e meritonit. Faleminderit San Fran, ju jeni gjithmonë aq të mirë për mua dhe ndihem më mirë”, pohoi bukuroshja jonë.

Këngëtarja ka reaguar gjithashtu edhe ndaj gjuhës seksiste të një prej shefave të saj të muzikës.

Ndryshe, Rexha është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat