Unikkatil ka filluar turneun e koncerteve në trojet shqiptare.
Unikkatil pas disa koncerteve që ka mbajtur këto ditë në Kosovë, ka paralajmëruar të tilla edhe në Shqipëri.
Së fundi, ishte aktori Bes Kallaku ai i cili ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën u shfaq pranë reperit.
“Pas shum takimesh, po e hedhim nje foto”, ka shkruar Besi sipër imazhit.
Për ndryshe, “Shqiptar” mban titullin kënga e fundit nga Unikkatil, të cilën e solli në bashkëpunim me Mozzikun.