Donald Trump bëhet gjysh për herë të dhjetë

Mediale Vip

Donald Trump bëhet gjysh për herë të dhjetë

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 22:51
Donald Trump

Familja e madhe Trump fitoi një anëtar tjetër pasi presidenti amerikan u bë gjysh për të dhjetën herë. Gruaja e një prej djemve të tij, Eric, lindi një vajzë të hënën (19 gusht).

"Lara Trump dhe unë jemi të entuziazmuar që e mirëpresim në këtë botë, Carolina Dorothy Trump. Ne të duam!”, ka shkruar djali i tij i tretë Donald Trump në Twitter.

E porsalindura është e dhjeta nga nipërit dhe mbesat e presidentit 73-vjeçar që ka pasur pesë fëmijë nga tre martesat e tij. Dy të parët, Donald Junior dhe Ivanka - nga martesa e tij e parë - kanë përkatësisht pesë dhe tre fëmijë. Eric dhe Lara kanë një djalë.

Që nga janari i vitit 2017, kur Donald Trump mori përsipër presidencën e SHBA, Eric Trump dhe Donald Jr. po drejtojnë Organizatën Trump, kompani që administron investimet e familjes në të gjithë botën.

Lara Trump, 36 vjeçe, një ish-gazetare, është e angazhuar kryesisht me të drejtat e kafshëve. Së bashku me të shoqin drejtojnë fondacionin Eric Trump, i cili financon spitalet pediatrike dhe institucionet e tjera.

Ajo shpesh shfaqet në ekranet televizive për të mbrojtur politikën e vjehrrit të saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat