Disa muaj pas skandalit të tradhtisë, Tristan përpiqet të rifitojë Khloe Kardashian

Mediale Vip

Disa muaj pas skandalit të tradhtisë, Tristan përpiqet të rifitojë Khloe Kardashian

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 07:25
Tristan Thompson dhe Khloe Kardashian

Kanë kaluar disa muaj që nga skandali i tradhtisë të Tristan Thompson me mikeshën e motrave Kardashian-Jenner, Jordyn Woods dhe duket se gjërat kanë ndryshuar shumë për basketbollistin dhe ish-partneren e tij, Khloe. Sipas raportimeve të ‘Cosmopolitan’, Tristan po përpiqet të rifitojë dashurinë dhe besimin e yllit të “Keeping Up With The Kardashians”. Ai ka harxhuar mbi 500,000 dollarë për të blerë një makinë të tipit “Porche” për ta surprizuar atë, por duket se ai po merr pak ndihmë nga Drake. Sipas portaleve të huaja, Drake po e udhëheq Tristan se si të sillet me Khloe-n, nëse vërtetë do që ta ketë pranë sërish, ndërsa nga ana tjetër kjo e fundit e ka ftuar ish-partnerin e saj në një darkë në shtëpinë e saj. Ndoshta për Khloe dhe Tristan ka ende shpresë, megjithatë pas veprimeve të rënda të tij ribashkimi i tyre nuk është shumë i lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat