Lady Gaga i surprizon të gjithë, zbulon pamje nga darka romantike me Dan Harton

Mediale Vip

Lady Gaga i surprizon të gjithë, zbulon pamje nga darka romantike me Dan Harton

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 23:30
Lady Gaga

Këngëtarja e njohur, Lady Gaga duket se po shijon në maksimum romancën e saj të re me inxhinerin e audios, Dan Horton. Ai nuk është i panjohur në botën e ‘showbiz-it’ të huaj për shkak se ka bashkëpunuar me yjet e muzikës ndërkombëtare si Camila Cabello, Justin Timberlake apo Bruno Mars, megjithatë marrëdhënia me Gaga-n ka tërhequr më shumë se kurrë vëmendjen e të gjithëve nga artisti.

Lady ka publikuar një foto në llogarinë e saj në ‘Instagram’ ku tregonte vendin ku po darkonte së bashku me Dan. Bashkangjitur pamjes ajo ka shtuar se kjo gjë ishte shumë speciale së bashku me disa zemra në të.

Mesa duket këngëtarja është duke kaluar një nga periudhat më të bukura dhe nuk ka hezituar ta tregojë këtë edhe ne ‘Instagram’.

Kujtojmë se në muajin shkurt të këtij viti, Gaga i dha fund fejesës disavjeçare me Christian Carino për shkak të xhelozisë së këtij të fundit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat